Pamje tronditëse nga masakra në Australi, autori u vra nga një police

Pamje tronditëse nga masakra në Australi, autori u vra nga një police

10:48, 13/04/2024
A+ Aa A-

Pesë persona humbën jetën në Sidnej të Australisë pasi një person i goditi me thikë në një qendër tregtare.

Ndërkohë, disa të tjerë u plagosën kur autori nisi të godiste personat që i dilnin përpara.

Mes të plagosurve është edhe një nënë dhe foshnja e saj vetëm 9-muajshe. Motivi i këtij krimi të tmerrshëm është i paqartë.

Ndërkohë, autori i ngjarjes u qëllua për vdekje nga një police femër. Mediat thanë se ajo u tregua heroinë pasi e neutralizoi e vetme autorin.

Burimet thonë se ai ishte i vetëm dhe rreziku tashmë ka kaluar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco