Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Sulm me thikë në një qendër tregtare në Sidnei, vritet agresori

Sulm me thikë në një qendër tregtare në Sidnei, vritet agresori

09:48, 13/04/2024
A+ Aa A-

Një burrë është qëlluar pas raportimeve për goditje me thikë në qendrën tregtare Westfield Bondi Junction në lindje të Sidneit, tha sot policia australiane.

Policia e NSW ka konfirmuar se një burrë është qëlluar me armë zjarri dhe po i përgjigjet raporteve për një numër njerëzish të goditur me thikë në Westfield Bondi Junction.

Në videot e publikuara në rrjetet sociale, shihen disa persona që largohen nga qendra tregtare dhe disa autoambulanca dhe automjete policie para dyerve të godinës, transmeton TV australian “9 News”.

Mediat australiane raportojnë se qindra njerëz janë evakuuar nga një qendër tregtare në Sidnei pas raportimeve të një burri të dyshuar të armatosur me thikë dhe të shtëna me armë zjarri.

Hetimi vazhdon dhe nuk ka detaje të tjera për momentin, sipas një raportimi të mediave lokale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco