Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë?

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë?

09:24, 10/04/2024
A+ Aa A-

Turqia kufizon eksportet me Izraelin, për shkak të luftës në Gaza

Image

Turqia do të kufizojë eksportin për disa produkte izraelite, duke përfshirë edhe materiale si çeliku dhe karburantet për avionë. "Kjo do të zgjasë derisa të arrihet armëpushimi në Gaza", u shpreh Ministria e Tregtisë.

Turqia e dënoi ashpër Izraelin, disa herë, për ofensivën e tij në Gaza kundrejt Hamasit dhe vrasjen e shumë civilëve, ndërsa ka qenë edhe një ndër shtetet që ka bërë shpesh thirrje për armëpushim të menjëhershëm. Sa u përket kufizimeve, ato do të hyjnë menjëherë në fuqi.

SHBA thotë se pritet përgjigjja e Hamasit për armëpushimin në Gaza

Image

William Burns, drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës amerikane (CIA), ishte në Kajro (Egjipt) gjatë fundjavës “për një raund serioz” të bisedimeve, që kanë për synim lirimin e pengjeve që po mbahen nga Hamasi në Gazë dhe janë rrëmbyer qysh prej 7 tetorit të vitit të kaluar. Tanimë, Hamasi po shqyrton propozimin e ri për lirimin e pengjeve dhe vendosjen e një armëpushimi, shprehet SHBA.

Ndërsa zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, u shpreh se SHBA po e merr shumë seriozisht çështjen e bisedimeve, duke shpresuar që të arrihet një dakordësi për lirimin e pengjeve, sa më shpejt të jetë e mundur dhe vendosjen e një armëpushimi 6-javor.

SHBA dhe Kina, në ‘luftë’ për makinat elektrike

Image

Kina ka rritur prodhimin e makinave elektrike dhe teknologjive të reja që kanë në qendër mbrojtjen e planetit, duke rritur konkurrencën tregtare me SHBA. Sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen, gjatë vizitës së saj 5-ditore në Kinë, e theksoi konkurrencën dhe sigurisht, Trump e shfrytëzoi çështjen për fushatën e tij.

Kina ka rritur ndjeshëm prodhimin e automjeteve të lira elektrike, baterive diellore dhe baterive të tjera në të njejtën kohë kur administrata e Biden ka shtyrë para miratimin e legjislacionit që mbështet shumë prej industrive të njëjta në Shtetet e Bashkuara.

Cili është plani i Donald Trump për të arritur paqen mes Ukrainës dhe Rusisë?

Image

Sipas Sky News, Donald Trump ka në plan t’i bëjë presion Ukrainës që të heqë dorë nga territori i saj, për t’i dhënë kështu fund luftës me Rusinë. Sipas mediave të huaja, kjo do të ndodhë nëse ai rizgjidhet president i SHBA.

Ndërsa Washington Post shprehet se propozimi i Trump përkon me këtë sugjerim: Ukraina t’i dorëzojë Rusisë Krimenë dhe rajonin e Donbasit, i cili është në kufi të shteteve. Dukshëm, politika në fjalë do të shpërblejë Rusinë pushtuese dhe do të falë shkeljen e kufijve me forcë, të njohur ndërkombëtarisht, edhe nga SHBA.

Në fakt, gjatë fushatës së tij dhe më parë, Trump ka thënë se mund të arrijë një marrëveshje paqe mes Rusisë dhe Ukrainës nëse sërish shpallet president i SHBA.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco