Lufta Izrael - Gaza: Netanyahu po bën 'gabim', thotë Biden

Lufta Izrael - Gaza: Netanyahu po bën 'gabim', thotë Biden

08:00, 10/04/2024
A+ Aa A-

Presidenti i SHBA Joe Biden ka thënë se beson se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu po bën një "gabim" në trajtimin që po i bën Gazës.

"Unë mendoj se kjo që ai po bën është një gabim. Unë nuk jam dakord me qasjen e tij," tha ai në një intervistë.

Ai tha se Gaza duhet të ketë "qasje totale në të gjitha ushqimet dhe ilaçet" për gjashtë deri në tetë javët e ardhshme.

Javën e kaluar ai paralajmëroi se mbështetja e vazhdueshme e SHBA-së për luftën varej nga lejimi i Izraelit për më shumë ushqime dhe ilaçe.

Izraeli ka mohuar se ka penguar hyrjen e ndihmave ose shpërndarjen e saj brenda Gazës dhe ka akuzuar agjencitë e OKB-së si të paafta për të dhënë ndihmat e lejuara për njerëzit që kanë nevojë për të.

Bisedimet javore nuk kanë arritur që të prodhojnë një marrëveshje armëpushimi, por presioni ndërkombëtar po rritet.

Intervista një orëshe u regjistrua të mërkurën e kaluar - ditë pasi sulmet ushtarake izraelite vranë shtatë punonjës të ndihmës me Ëorld Central Kitchen - dhe u transmetua të martën mbrëma në rrjetin amerikan në gjuhën spanjolle Univision.

Zoti Biden tha se ishte "mizore" se si automjetet e organizatës së ndihmës ishin "goditur nga dronët dhe ishin flakur në një autostradë".

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit kanë thënë që atëherë kanë qenë "gabime të rënda" që çuan në vënen në shënjestrën fatale të punonjësve humanitarë. Një hetim çoi në shkarkimin e dy oficerëve të lartë.

Në intervistë zoti Biden tha: "Ajo që unë po bëj kërkoj nga izraelitët  është thirrje për një armëpushim, që të lejojnë për gjashtë apo tetë javët e ardhshme, mundësi të plotë në të gjitha ushqimet dhe ilaçet që shkojnë në vend."

Presidenti amerikan ka thënë më parë se Hamasi duhet të bjerë dakord për një pauzë dhe lirimin e pengjeve të mbetura.

Izraeli kohët e fundit është zotuar të hapë një vendkalim në Gazën veriore dhe një port në ujëra të thellë për të lejuar më shumë ndihma që të hyjnë në Gaza.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco