Ish-shefi i investimeve të Sorosit: Donald Trump do të fitojë zgjedhjet

Ish-shefi i investimeve të Sorosit: Donald Trump do të fitojë zgjedhjet

09:48, 09/04/2024
A+ Aa A-

Ish-shefi i investimeve te miliarderi majtist, George Soros, mendon se Donald Trump do të fitojë zgjedhjet e nëntorit.

Scott Bessent madje iu bashkua grupit të donatorëve të mëdhenj, të cilët dhuruan rreth 50 milionë dollarë për fushatën e Trump.

Kjo shumë është thuajse dy herë më e madhe se shuma që u grumbullua nga Joe Biden.

Bessent tha për Fox News se tregjet po reagojnë pozitivisht rreth mundësisë që Trump të rikthehet në Shtëpinë e Bardhë.

Sipas tij, politikat e Donald Trump do të rrisin ekonominë në SHBA dhe kjo është shumë e rëndësishme.

Sondazhet e fundit tregojnë se Donald Trump udhëheq garën në disa prej shteteve kyçe që pritet të vendosin rezultatin e zgjedhjeve të nëntorit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco