Masakra e Mançesterit mund të parandalohej: Anglezët ishin paralajmëruan 5 herë për kamikazin

Masakra e Mançesterit mund të parandalohej: Anglezët ishin paralajmëruan 5 herë për kamikazin

12:43, 26/05/2017
A+ Aa A-

Inteligjenca britanike ishte paralajmëruar disa herë për qëndrimet ekstremiste tw Salman Abedi, kamikazit që vrau 22 të rinj në koncertin e Arina Grande në Manchester.

Pavarësisht denoncimeve askush nuk ishte në gjendje të parandalonte një prej sulmeve më të përgjakshme terroriste në Angli, shkruan “The Telegraph”.

Agjencia për luftën kundër terrorizmit është duke u përballur me një sërë kritikash, pasi është zbuluar se Salman Abedi u kishte thënë miqve të tij se “nuk ka asgjë të keqe të jesh kamikaz”, deklaratë kjo që ishte raportuar përmes linjës telefonike tek agjencia qeveritare kundër terrorizmit.

Burime për “The Telegraph” kanë bërë të ditur se autoritetet ishin paralajmëruar të paktën pesë herë, për Abedin gjatë pesë viteve të fundit.

Autoritetet gjithashtu ishin në dijeni se babai i Abedi ishte i lidhur me grupe të njohura radikale islamike në Libi, si dhe faktin që Abedi kishte lidhje me disa xhihadistë në Britani që janë të afërt me organizatën terroriste Shteti Islamik./SYRI.net/ 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco