Braktisi universitetin, themeluesi i Facebook-ut diplomohet pas 12 vitesh

Braktisi universitetin, themeluesi i Facebook-ut diplomohet pas 12 vitesh

11:31, 26/05/2017
A+ Aa A-

Themeluesi i Facebook-ut ,Mark Zuckerberg, është kthyer pas 12 vitesh në Universitetin e Harvardit për të dhënë një fjalim  dhe për të marrë një diplomë nderi, raporton “BBC”.

Njeriu i pestë më i pasur në botë, i cili sipas “Forbes” zotëron një pasuri neto prej 62.3 miliardë dollarësh, hyri me entuziazëm në Harvard pas lançimit të faqes globale të rrjeteve sociale.

Zuckerberg u bëri thirrje studentëve qw "jo vetëm të krijojnë vende të reja pune, por të krijojnë edhe qëllime të reja", shkruan syri.net. Kur ishte student, ai braktisi studimet, dhe pak me vonë krijoi edhe aplikacionet fillestare  të ‘Facebook’, por nuk e pati kurrë mundësinë të merrte një diplomë.

Gjatë fjalimeve historike të së enjtes, Zuckerberg u tha të diplomuarve se " jetojmë në një kohë të paqëndrueshme

"Ka presion për t'u mbyllur në brendësi dhe për të hequr dorë nga globalizimi – u shpreh ai- Por lidhja globale duhet të kthehet në qëllimin tonë kryesor”.

Ekspertët politikë mendojnë se themeluesi i Facebook-ut, mund të jetë duke u përgatitur të kandidoje për poste politike, dhe nuk janë të pakët ata që aludojnë se Zuckenberg mund të bëhet pjesë ë Administratës së Presidentit Donald Trump. /SYRI.net/

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco