Sulmi në Mançester, arrestohet edhe një person me pasaportë shqiptare

Sulmi në Mançester, arrestohet edhe një person me pasaportë shqiptare

10:30, 26/05/2017
A+ Aa A-

Arrestime që tërheqin vëmendjen janë bërë në Britaninë e Madhe në lidhje me sulmin vdekjeprurës në Mançester. Media britanike shkruan se ndërmjet tetë personave që janë ndaluar lidhur me sulmin është edhe një shtetas i Evropës Lindore, me shumë mundësi mbajtës i një pasaporte shqiptare, që u arrestua mbrëmë në Wigan.

Natën e kaluar, një njesi e posaçme e ushtrisë për bombat u njoftua se në një shtëpi në Wigan ku policia kishte ushtruar kontrollo, ishin gjetur objekte mjaft të dyshimta.

Një numër i madh shtëpish u evakuan kur një robot për çmontimin e bombave u dërgua për të verifikuar objektet. Kordoni u hoq më vonë dhe banorët u lejuan të hynin nëpër shtëpitë e tyre.

Shefi i GMP Constable lan Hopkins tha: “Arrestimet që ne kemi bërë janë të rëndësishme dhe kërkimet fillestare kanë nxjerrë në dritë objekte që ne mendojmë se janëshumë të rëndësishme për hetimin./Syri.net

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Gogi26/05/2017 12:06

    Hahahah e shikon. Ku kemi arritur ska ma skandal. Ja. Pra. Keto jan bindje e hoxhallarve te k... neper shqiperi dhe. Bindje. Si jau bejn njerzve . Po. Na. Boll jena te shtypur nga. Europa. Tani edhe ne skem terrorizmi kjo eshte. Skandal keta. Legena. Gjith. Duhet ne i dergue ne siri masi. Paskan mall shum per. Islamin

    Shto koment

    Denonco