Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Trump- NATO -BE, tre hapat e parë të Macronit në skenën ndërkombëtare

Trump- NATO -BE, tre hapat e parë të Macronit në skenën ndërkombëtare

10:37, 26/05/2017
A+ Aa A-

Emmanuel Macron hyn sot në klubin më elitar të udhëheqësve botërorë në Bruksel, edhe pse presidenti francez është larg të qënit një rishtar në skenën ndërkombëtare.

Ai do të takohet me homologun amerikan, Donald Trump.

“Ajo që po përjeton aktualisht Emmanuel Macron si president i Republikës, e ka përjetuar si këshilltar ekonomik i presidentit, Hollande pesë vjet më parë”, thekson Gaspard Gantzer, person shumë i afërt me ish-presidentin socialist.

“Ai ka qenë bashkëpunëtori kryesor për të gjitha çështjet ekonomike, i ngarkuar, përveç të tjerave, me përgatitjet e samiteve evropiane, por gjithashtu me G8-ën dhe G20-ën, gjë që i ka mundësuar të krijojë marrëdhënie me kancelaren gjermane, Angela Merkel dhe këshilltarët e saj, madje të takojë edhe Vladimir Putinin”, kujton Gantzer.

“Emmanuel Macron ka qenë gjithnjë i pranishëm dhe i plotfuqishëm për çështjet financiare dhe ekonomike”, thekson një tjetër ish-anëtar i rrethit të ish-presidentit Hollande.

Që prej asaj kohe, këshilltari i ri dhe zëvendëssekretari i presidencës, ka njohur një hov të menjëhershëm, ministër i Ekonomisë për dy vite, deri në verë të vitit 2016 para se të fitonte Elyseen dhe të pasonte mentorin e tij, François Hollande.

Në Berlin, ku ai zhvilloi vizitën e parë presidenciale jashtë vendit menjëherë pas betimit, Macron u prit krahëhapur nga kancelarja, dukshëm e mrekulluar nga fitorja e tij kundër Marine Le Pen, presidente e Frontit Kombëtare (extremi i djathtë).

Tre ditë nga turi i dytë i zgjedhjeve presidenciale, ai mori një mbështetje të madhe nga ish-presidenti amerikan, Barack Obama i cili ishte shprehur se e admironte mënyrën se si ai kishte drejtuar fushatën dhe aderimin e vlerave progresiste.

Ai që kërkon një Francë të fortë dhe një Evropë që e mbron, nuk injoron asgjë nga mekanizmi i samiteve evropiane dhe ndërkombëtare dhe shprehet me një anglishte fluide.

Evropian i bindur, ai synon të rithemelojë Bashkimin Evropian duke e ridinamizuar çiftin franko-gjerman dhe duke vendosur një qeverisje më të mirë të zonës euro.

”Bisedime të drejtpërdrejta”

Por, në arenën ndërkombëtare, Emmanuel Macron do të duhet tashmë të përballet me kolegët e tij, të cilët nuk do të rrinë pa e testuar.

Bisedat gjatë drekës me Donald Trump mendohet të jenë shumë të drejtpërdrejta, sipas rrethit të presidentit francez, i cili do të përpiqet të bindë homologun amerikan të mos i kthejë shpinën Parisit mbi çështjen e klimës.

Në kuadër të samiti të NATO-s, Emmanuel Macron do të ketë takime të tjera me drejtuesit, Charles Michel, turk Recep Tayyip Erdogan dhe polak Andrzej Duda.

Me burrin e hekurt të Ankarasë, ai do të diskutojë për fatin e Mathias Depardon, një fotoreportet francez i arretsuar në Turqi, rreth dy javë më parë dhe i cili është në grevë urie që prej të dielës për të protestuar kundër ndalimit të tij, sipas Reporterëve pa Kufij.

Macron do të takohet gjithashtu me presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, kokë më kokë këtë herë për të diskutuar për çështjet që do të dominojnë samitin e ardhshëm evropian më 22-23 qershor.

Emmanuel Macron do të niset të premten në samitin e G7-s në Taormina (Itali).

Më pas ai do të presë të hënën presidentin rus, Vladimir Putin në mjedisin shumë mbretëror të Versajës, pranë Parisit, një tjetër test i madh, para samitit të Hamburgut në fillim të korrikut./atsh/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco