Aeroporti i Vjenës shpallet më i miri në Evropë

Aeroporti i Vjenës shpallet më i miri në Evropë

09:37, 26/05/2017
A+ Aa A-

Aeroporti në Vjenë është shpallur më i miri nga Këshilli Ndërkombëtar (ACI) për ofrimin e shërbimeve me cilësi të jashtëzakonshme në kategorinë e aeroporteve evropiane me një qarkullim prej 15 deri në 25 milionë pasagjerësh.

Angela Gittens, drejtoreshë e shoqatës, e ka ndarë çmimin për aeroportin e Vjenës. Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve ishte i pranishëm edhe kryetari i Vjenës, Michael Haupt dhe përfaqësues të shumtë të partnerëve të biznesit.

Në aeroportin e Vjenës janë të angazhuar 20.000 të punësuar.

Çmimi është zgjedhur në garën e 300 aeroporteve në 84 vende të botës. Aeroporti i Vjenës bën pjesë në 30 aeroportet më të mëdha në botë. Vitin e kaluar aeroporti ka hapur sistemet e para diellore për të prodhuar energji elektrike të pastër për të reduktuar transmetimin e emisioneve të dëmshme CO2.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco