Vriten nga sulmet ajrore izraelite në Gaza, 6 punonjës të huaj të ndihmave

Vriten nga sulmet ajrore izraelite në Gaza, 6 punonjës të huaj të ndihmave

10:26, 02/04/2024
A+ Aa A-

Sipas pamjeve të verifikuara, nga sulmet ajrore izraelite u vranë të paktën gjashtë punonjës të ndihmave që dërgonin ushqime në Bregun Perëndimor. Kjo ndodhi pasi trupat e armatosura izraelite u tërhoqënn nga spitali Al-Shifa pas një sulmi tokësor dyjavor që mori jetën e 22 civilëve.

Ushtria izraelite u tërhoq nga spitali kryesor Al-Shifa i Gazës pas një bastisjeje dyjavore të hënën, duke pretenduar se vrau 200 militantë dhe arrestoi qindra të tjerë.

Palestinezët që u kthyen në qendrën mjekësore thanë se i gjetën ndërtesat të djegura dhe të dëmtuara rëndë. Izraeli fajësoi Hamasin për atë shkatërrim.
Kombet e Bashkuara po planifikojnë të dërgojnë një mision në këtë objekt për të ndihmuar palestinezët të marrin kujdes mjekësor dhe të vlerësojnë gjendjen e spitalit pas sulmit. 
Rreth dy duzina pacientësh vdiqën pasi rrethimi i Izraelit filloi më 18 mars, sipas Drejtorit të Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Punëtorët e ndihmës të vrarë

Një sulm ajror izraelit vrau katër punonjës ndërkombëtarë të ndihmave të hënën disa orë pasi ata transportuan një anije me ushqime në Gaza.
Punonjësit e ndjerë dolën vullnetarë për organizatën bamirëse “World Central Kitchen”, me pamjet që tregonin se atyre iu gjetën pasaporta britanike, australiane dhe polake dhe qenë të veshur me veshje mbrojtëse. Kombësia e  punonjësit të katërt nuk dihet ende.

Kryeministri australian Anthony Albanese tha se vdekja e punonjësit të ndihmave, 44-vjeçarit Zomi Frankcom nga Melburni ishte "e papranueshme" dhe kërkoi "përgjegjësi të plotë" nga ministria e mbrojtjes e Izraelit.

Ndihmësi i Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze Mahmoud Thabet tha se punonjësit ishin në një autokolonë që po vinte nga Gaza veriore kur një raketë izraelite goditi. Thabet tha se atij iu tha nga stafi i “World Central Kitchen”se ekipi kishte qenë në veri duke koordinuar shpërndarjen e ndihmës së sapoardhur dhe po kthehej në Rafah në jug.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco