Lajmi i fundit

Lek me thasë/ SPAK sekuestron bizhuteri, ora Rolex, makina dhe miliona euro

VIDEO/ Po shoqërohej nga policia, gruaja i merr armën efektivit dhe plagos 3 persona në Kili

VIDEO/ Po shoqërohej nga policia, gruaja i merr armën efektivit dhe plagos 3 persona në Kili

08:36, 02/04/2024
A+ Aa A-

Operacioni për arrestimin e një gruaje në një treg në Kili përfundoi në dramë të hënën, teksa ajo arriti të rrëmbejë armën e një polici dhe filloi të qëllonte pa ndalim, duke plagosur tre persona.

Sipas gazetës La Nacion, një polic, një kameraman dhe një person tjetër janë plagosur në gju nga të shtënat me armë zjarri të gruas.

Kameramani i emisionit Contigo en la Mañana u plagos më rëndë dhe u dërgua në spital, por gjendja e tij shëndetësore është e qëndrueshme.

Gruaja, e cila punon në treg, u qëllua me katër plumba.

Sipas informacioneve ajo më herët ishte përleshur me efektivët e policisë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco