Pas rrethimit dy-javor, ushtria izraelite tërhiqet nga spitali Al-Shifa në Gaza

Pas rrethimit dy-javor, ushtria izraelite tërhiqet nga spitali Al-Shifa në Gaza

09:32, 01/04/2024
A+ Aa A-

Forcat izraelite janë tërhequr nga spitali Al-Shifa në qytetin e Gazës pas një rrethimi 14-ditor, sipas një zëdhënësi të mbrojtjes civile në vendngjarje.

Më shumë se 30 persona të plagosur u transportuan nga Al-Shifa në Spitalin Baptist Al-Ahli në lindje të qytetit të Gazës, tha Bassal.

“Al-Shifa tani është shkatërruar dhe djegur plotësisht. Shumë nga ndërtesat e tij janë shkatërruar plotësisht ose të djegura,” tha drejtori Mahmoud Bassal për CNN.

Imazhet nga zona tregojnë një shkatërrim të gjerë me ndërtesa të djegura brenda kompleksit.

Bastisja ishte e dyta e këtij lloji në spital: IDF sulmoi për herë të parë Al-Shifa në nëntor.

Bastisja erdhi pavarësisht se IDF në janar tha se kishte përfunduar shkatërrimin e strukturës komanduese të Hamasit në Gazën veriore.

Në fillim të rrethimit më të fundit në Al-Shifa, forcat izraelite thanë se po kryenin “aktivitete të sakta operacionale kundër terroristëve”, një deklaratë që bëri jehonë në bastisjen e nëntorit.

IDF ka thënë se civilët, pacientët dhe ekipet mjekësore u evakuuan gjatë operacionit megjithëse palestinezët brenda dhe përreth Al-Shifa raportuan viktima dhe qindra u arrestuan.

Izraeli ka thënë prej vitesh se luftëtarët e Hamasit po strehohen në xhami, spitale dhe vende të tjera civile për të shmangur sulmet izraelite.

Hamasi i ka mohuar vazhdimisht pretendimet.

/abcnews.al

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco