'Zelensky po përdor ligjin e luftës për të izoluar opozitën vendase'

'Zelensky po përdor ligjin e luftës për të izoluar opozitën vendase'

14:48, 20/03/2024
A+ Aa A-

Opozita ukrainase është gjithnjë e më kritike ndaj administratës së Zelensky
Një numër deputetësh po denoncojnë kontroll abuziv në udhëtimet e tyre jashtë vendit, me autorizim paraprak, dhe po akuzojnë autoritetet se po përpiqen të mbysin zërin e tyre.

Petro Poroshenko, ish-president dhe deputet, pretendon se i është mohuar autorizimi për t’u larguar nga Ukraina. Ai i shkroi një letër komisionerit evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi, duke thënë se Zelensky po përpiqet të “pastrojë fushën politike nga opozita dhe ta izolojë atë nga kontakti me ndërkombëtarët.

Solomiia Bobrovska, deputete e Partisë Zëri në Ukrainë, tha për gazetën franceze Le Monde: “Unë i shoh këto ndalime si një përpjekje për të na penguar në mënyrë që të mbajë Parlamentin jashtë vendimeve kyçe. Qeveria nuk mund t’i thotë Parlamentit, i cili është një institucion i pavarur më vete, se çfarë duhet të bëjë; kjo është krejtësisht antikushtetuese”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco