Krijuan video erotike me fytyrën e saj, Meloni i kërkon 100 mijë euro dëmshpërblim 40-vjeçarit dhe babait të tij

Krijuan video erotike me fytyrën e saj, Meloni i kërkon 100 mijë euro dëmshpërblim 40-vjeçarit dhe babait të tij

13:25, 20/03/2024
A+ Aa A-

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, po kërkon 100 mijë euro dëmshpërblim pas publikimit online të videove pornografike me imazhin e rremë të saj.

Meloni pritet të dëshmojë në një gjykatë në qytetin Sardinian të Sassarit, më 2 korrik. Imazhet e rreme janë ato kur fytyra e një personi shtohet në mënyrë digjitale në trupin e një personi tjetër.

 BBC shkruan se një burrë 40-vjeçar i cili mendohet se i ka krijuar videot, dhe babi i tij 73 vjeç, janë vënë nën hetim. Policia ka thënë se ka arritur t’i gjejë ata duke gjurmuar pajisjen celulare që është përdorur për postimin e videove.

Të dy burrat po akuzohen për shpifje. Sipas ligjeve italiane, rastet e shpifjeve konsiderohen krim dhe dënohen me burgim.

Sipas aktakuzës, videot janë postuar në website amerikane të pornografisë, dhe ato janë shikuar “miliona herë”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco