Eurodeputetët votojnë për të përfshirë edhe lundrimin në rregullat e ndotjes plastike

Eurodeputetët votojnë për të përfshirë edhe lundrimin në rregullat e ndotjes plastike

13:07, 20/03/2024
A+ Aa A-

Vendimi për të marrë në konsideratë transportin detar do të diskutohet javën e ardhshme nga ministrat e Mjedisit të BE-së. Projektligji përmban gjithashtu gjoba të lidhura me një fond mjedisor të krijuar për të trajtuar ndotjen nga mikroplastika.

Eurodeputetët i kanë dhënë dritë jeshile, rregullave të reja të propozuara për të reduktuar dhe parandaluar ndotjen nga mikroplastika dhe modifikuan propozimin e Komisionit Evropian në mënyrë që masat të përfshijnë edhe transportin detar.

Komiteti i Mjedisit të parlamentit votoi më 19 mars mbi një raport të përgatitur nga eurodeputeti Joāo Albuquerque i Portugalisë me 71 vota pro dhe pesë kundër, pas një propozimi nga ekzekutivi i BE-së i  paraqitur në tetor të vitit të kaluar, i cili mori parasysh vetëm transportin lumor.

Deri në 180,000 ton peletë vlerësohet se lëshohen në mjedis çdo vit, me shumë prej derdhjeve që ndodhin në det.

Ligjvënësit votuan gjithashtu për çështjet që lidhen me monitorimin dhe zbatimin, në përputhje me rregullat e Organizatës Ndërkombëtare Detare.

Parlamenti i kërkoi BE-së të "ndiqte nga afër zhvillimet në Organizatën Ndërkombëtare Detare dhe të "luajë një rol udhëheqës në sigurimin e një niveli të lartë të mbrojtjes së mjedisit për këtë çështje".

Albuquerque i bëri thirrje komisionit që të përfshijë qartë transportin, pasi kaq shumë ndotje me peletë plastike vjen nga transporti detar.

Javën e ardhshme, më 25 mars, ministrat e Mjedisit të BE-së do të diskutojnë nëse ligji i propozuar duhet të mbulojë transportin detar.

Frédérique Mongodin, zyrtar i lartë i politikave të mbetjeve detare në organizatën “Seas at Risk” përshëndeti dispozitat që përfshinë transportin, duke vënë në dukje se ngjarjet e fundit në Galicia dhe Francë ndihmuan në rritjen e ndërgjegjësimit për ndotjen e shkaktuar nga peletat plastike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco