Zgjatet një vit tregtia e lirë me Ukrainën, por me masa mbrojtëse për fermerët e BE

Zgjatet një vit tregtia e lirë me Ukrainën, por me masa mbrojtëse për fermerët e BE

12:10, 20/03/2024
A+ Aa A-

Ligjvënësit arritën një marrëveshje politike për rinovimin gjatë një viti të një skeme të tregtisë së lirë me Ukrainën, duke shtuar 'frena emergjente' për mallrat e ndjeshme bujqësore si pasojë e protestave të fermerëve.

BE-ja pezulloi përkohësisht të gjitha tarifat dhe kuotat mbi eksportet bujqësore të Ukrainës që pas pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia në vitin 2022 dhe më pas e rinovoi pezullimin, i cili përfundon në qershor.

Masa e liberalizimit të tregtisë tani do të zgjatet deri më 5 qershor 2025 nëse ministrat e BE-së dhe Parlamenti Evropian i japin dritën jeshile një kompromisi të arritur këtë mëngjes (20 mars).

Mekanizmi automatik mbrojtës që synonte të mbronte sektorë të veçantë vendas nga rritja e importeve që lindin si rezultat i skemës së tregtisë së lirë ishte një debat kyç në negociatat midis eurodeputetëve dhe presidencës belge të Këshillit të BE-së.

Ligjvënësit ranë dakord të zgjerojnë masat mbrojtëse përtej grurit, misrit,  farave të lulediellit, sheqerit, shpendëve dhe vezëve – të propozuara fillimisht nga komisioni në janar – për të përfshirë gjithashtu mjaltin, misrin, tërshërën dhe drithërat.

Në praktikë, komisioni do të lejohet të rifusë kuotat e tarifave nëse importet e këtyre mallrave tejkalojnë mesataren aritmetike të sasive të importuara në 2022 dhe 2023.

Edhe afati kohor i kërkuar për përgjigjen e komisionit për të bërë  frenimin e emergjencës u shkurtua nga 3 javë që ishte, në 2 javë në rast se importet rriteshin.

“Synimi i Rusisë ndaj Ukrainës dhe prodhimit të saj ushqimor ndikon gjithashtu tek fermerët e BE-së”, tha raportuesja e parlamentit Sandra Kalniete (Letoni/EPP), duke shtuar se shqetësimet e sektorit ishin dëgjuar në lidhje me masat e forcuara mbrojtëse.

Pas marrëveshjes politike, ora po ecën për miratimin e masave të reja në mënyrë që ato të hyjnë në fuqi menjëherë pas skadimit të pezullimit të mëparshëm.

Si Komisioni i Parlamentit për tregtinë ndërkombëtare dhe ambasadorët e BE-së pritet që të japin dritën jeshile për rezultatin e bisedimeve ndërinstitucionale që sot, më 20 mars, e mërkurë). Më pas, eurodeputetët do të japin miratimin e tyre përfundimtar në seancën e fundit plenare të parlamentit në prill.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco