Shkencëtarët krijojnë 'mini-organet' nga qelizat burimore të marra nga mitra

Shkencëtarët krijojnë 'mini-organet' nga qelizat burimore të marra nga mitra

10:23, 06/03/2024
A+ Aa A-

Studiuesit për herë parë kanë kultivuar me sukses organoide nga qelizat burimore të marra në shtatzënitë e vona dhe aktive.

"Mini-organet", të quajtura gjithashtu organoidë, janë struktura të vogla që mund të përdoren për të provuar kura të reja mjekësore ose për të studiuar se si funksionojnë organet reale që u ngjajnë kur janë të shëndetshme ose të sëmura.

“Ato qeliza janë shumë të rëndësishme sepse në atë organoid të vogël përmbahen të gjitha funksionet e epitelit, pra të shtresës së brendshme të atij organi, kështu që ne mund t’i përsërisim të gjitha ato funksione në një pjatë Petri, e cila është e rëndësishme si për zhvillimin ashtu edhe për të kuptuar sëmundje, për shembull të fetusit”, tha Paolo de Coppi, profesor i kirurgjisë pediatrike në University College London.

Mini-organet janë marrë më parë nga qelizat burimore të rritura ose indet e fetusit pas një aborti.

Studiuesit në Kolegjin Universitar të Londrës dhe Great Ormond Street në Mbretërinë e Bashkuar besojnë se ky përparim mund të hapë fusha të reja të mjekësisë prenatale. Gjetjet e tyre u publikuan në revistën Nature Medicine.

Ata thonë se tre për qind e të porsalindurve kanë një gjendje kongjenitale e cila mund të monitorohet dhe kurohet para lindjes me këtë lloj përzgjedhjeje të qelizave burimore. Qasja e re mund të ndihmojë gjithashtu në zhvillimin e kurave të personalizuara për ta.

Qelizat specifike të indeve që ekipi mblodhi tek notonin në lëngun amniotik, vinin nga veshka, mushkëria dhe zorra e fetusit.

Marrja e qelizave nga lëngu amniotik shmang rregulloret për marrjen e qelizave staminale direkt nga indet e fetusit.

Në Mbretërinë e Bashkuar, kufiri ligjor për ndërprerjen e shtatzënisë është para javës së 24 dhe shkencëtarët nuk mund të marrin mostra fetale pas kësaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco