Biden dhe Trump dominojnë Super të Martën, Nikki Haley fiton në Vermont

Biden dhe Trump dominojnë Super të Martën, Nikki Haley fiton në Vermont

07:48, 06/03/2024
A+ Aa A-

SHBA - Presidenti amerikan Joe Biden dhe Donald Trump kanë dominuar  zgjedhjet paraprake shtetërore që u mbajtën të martën, sipas parashikimeve të CBS - duke e bërë edhe më të mundshëm një revansh ndërmjet tyre në Shtëpinë e Bardhë. Për ta përmbledhur: Super e Marta është dita më e madhe e votimit në Amerikë përpara vetë zgjedhjeve presidenciale.

Me mbylljen e votimit në të gjithë SHBA-në, Biden besohet se ka fituar garat e nominimit të Demokratëve në 14 shtete, plus Iowa-n, ku njerëzit votuan me postë.

Ndërkohë, Trump parashikohet të ketë fituar 12 gara republikane - duke forcuar më tej epërsinë e tij të fortë në përgjithësi ndaj kandidates Nikki Haley, megjithëse Haley ishte projektuar të kishte një fitore e papritur në Vermont.

Trump e ka përshkruar atë si një "ditë të mahnitshme" dhe ka nisur një sulm ndaj Biden, i cili është përgjigjur në të njëjtën mënyrë dhe ka insistuar "se ne do ta fitojmë" presidencën në 2024.

Kandidatëve fitimtarë po u jepen delegatë - prej të cilëve u nevojitet një numër i caktuar për të marrë emërimin zyrtar të partisë së tyre për të kandiduar për President të SHBA-së.

Emigracioni dhe ekonomia ishin çështjet kryesore për votuesit republikanë të pyetur në sondazhet e CBS në Virxhinia dhe Karolinën e Veriut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco