Amerikanët mbi 65 vjeç duhet të bëjnë edhe një vaksinë tjetër COVID, këshillojnë mjekët

Amerikanët mbi 65 vjeç duhet të bëjnë edhe një vaksinë tjetër COVID, këshillojnë mjekët

10:18, 29/02/2024
A+ Aa A-

Zyrtarët shëndetësorë amerikanë rekomandojnë që të moshuarit të bëjnë edhe një tjetër vaksinë përforcuese për COVID-19.

Të moshuarit duhet të përveshin mëngët për një vaksinë tjetër për COVID-19, edhe nëse ata e bënë një përforcues në vjeshtë, thanë të mërkurën zyrtarët shëndetësorë amerikanë.

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) thanë se amerikanët 65 vjeç e lart duhet të marrin një dozë tjetër të vaksinës së përditësuar që u bë e disponueshme në shtator - nëse kanë kaluar të paktën katër muaj nga vaksina e tyre e fundit, shkruan Euronews.

Në dhënien e rekomandimit, agjencia miratoi udhëzimet e propozuara nga një panel këshillues ekspertësh më herët gjatë ditës.

“Shumica e vdekjeve dhe shtrimeve në spital nga COVID-19 vitin e kaluar ishin mes njerëzve 65 vjeç e lart. Një dozë shtesë vaksine mund të sigurojë mbrojtje shtesë ... për ata që janë në rrezik më të lartë, "tha në një deklaratë drejtori i CDC, Dr Mandy Cohen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco