Zjarri i dytë më i fuqishëm në historinë e Teksasit, banorët përballen me situatën alarmante

Zjarri i dytë më i fuqishëm në historinë e Teksasit, banorët përballen me situatën alarmante

09:50, 29/02/2024
A+ Aa A-

Teksasi është përfshirë nga një zjarr i fuqishëm që fatkeqësisht ka shkaktuar një viktimë dhe ka detyruar banorët që të evakuohen nga shtëpitë e tyre, si dhe ka ndërprerë energjinë në banesa.

Në Hutchinson, një nga zonat më të goditura, koordinatorja e angazhimit publik Deidra Thomas tha për CNN se një person kishte vdekur nga flakët, megjithëse ajo nuk përmendi emrin e viktimës.

Autoritetet vendase e kanë cilësuar këtë zjarrin e dytë më të madh në historinë e Teksasit që ka djegur 850,000 hektarë tokë në veri të qytetit të Amarillo. Flakët e zjarrit i kanë nxitur temperaturat e larta, erërat e forta, si dhe bari i thatë.

Në një deklaratë për mediat, guvernatori i Teksasit, Greg Abbott ka thënë se 60 qarqe janë të rrezikuara nga zjarri. Shërbimi Pyjor A&M i Teksasit tha se erërat ishin zvogëluar pak, duke ndihmuar në zbutjen e përhapjes së zjarrit.

Ditën e sotme priten reshje shiu në zonën veriore të shtetit, gjë që mund të ndihmojë përpjekjet për shuarjen e flakëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco