Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë?

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë?

09:04, 29/02/2024
A+ Aa A-

Gruaja e të ndjerit Alexei Navalny kërkon që Putin të japë llogari për gjithçka i ka bërë opozitarit

Image

 

Gruaja e kundërshtarit më të zëshëm të Putin, Alexei Navalny, ka kërkuar që presidenti rus të japë llogari për gjithçka i ka bërë opozitarit dhe jo vetëm: “Putini duhet të përgjigjet për atë që i ka bërë vendit tim. Putini duhet të përgjigjet për atë që i ka bërë një vendi fqinj, paqësor. Dhe Putini duhet të përgjigjet për gjithçka që i ka bërë Alexei-t”, tha Yulia Navalnaya në një deklaratë për Parlamentin Europian.

Ajo shtoi se hetimet financiare në Rusi të metodave diplomatike do të mund të luftojnë “këtë bandë kriminale”, duke shtuar se miliona rusë janë kundër presidentit aktual.

Senati i Francës miratoi një projekligj që do të përfshijë në kushtetutë të drejtën e abortit

Image

Një projektligj i ri u aprovua në Senatin e Francës, duke synuar që të tejkalojë një pengesë të madhe për legjislacionin, duke përfshirë të drejtën e grave për abort.

Aborti është autorizuar në Francë që nga viti 1975, kur legjislacioni i udhëhequr nga ministri i atëhershëm i shëndetësisë, Simone Veil, nuk e konsideroi si krim praktikën në 10 javët e para të shtatzënisë.

Afati kohor që atëherë është zgjatur në 14 javë dhe kostoja mbulohet nga sistemi kombëtar i sigurimeve shëndetësore.

Itali/ 3 të rinj i zë orteku

Image

Një ortek është shkëputur në zonën Racines di Dentro, në Alto Adige dhe ka marrë me vete 3 persona. Njëri prej tyre ndërroi jetë, tjetri ndodhet në gjendje kritike për jetën, ndërsa ende nuk ka informacione për personin e tretë.

Alarmi për shkëputjen e ortekut dhe aksidentin është ngritur rreth orës 17:00, gjatë ditës së djeshme. Tre helikopterë emergjence dhe ekipet e shpëtimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Gaza/ Tonelata me ndihma nga ajri

Image

Avionë të shumtë kanë fluturuar në qiellin e Gazës duke hedhur kuti me ndihma në zona ku po strehohen palestinezët, në Rafah dhe Khan Junis. Qindra palestinezë u mblodhën për të marrë ndihmat që po “binin nga qielli”.
 
Vende si Jordania, Egjipti, SHBA, Emirated e Bashkuara Arabe, Katari e Franca hodhën ndihmat nga ajri, duke e bërë më të shpejtë shpërndrajen e tyre, e cila u ndihmua edhe nga organizatat e ndryshme sociale në Gaza.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco