Ndarje në familjen mbretërore spanjolle pas dyshimeve për tradhti mbretëresha Letizia nënshkruan letrat e divorcit

Ndarje në familjen mbretërore spanjolle pas dyshimeve për tradhti mbretëresha Letizia nënshkruan letrat e divorcit

15:55, 26/02/2024
A+ Aa A-

Martesa e çiftit mbretëror të Spanjës po i vjen fundi, sipas mediave spanjolle, pas zbulimit të lidhjes jashtëmartesore të Letizias me ish-kunatin e saj.

Kur u bë e ditur tradhtia e supozuar në radhët e familjes mbretërore, mbreti 56-vjeçar, Philip, i dha Letizias, letrat e divorcit për të firmosur, ndërsa ato përmbanin informacione për kujdestarinë e dy fëmijëve të tyre.

Sipas “Bild”, 51-vjeçarja Letizia ka firmosur dokumentet. Ndërsa, ish-kunati i Letizias, Jamie Del Burgo, pra bashkëshorti i motrës së saj të vogël, ka qenë ai që ka zbuluar lidhjen duke postuar një foto në rrjetet sociale si dëshmi e lidhjes së tyre.

 Del Burgo, 53 vjeç, ishte i martuar me motrën e Mbretëreshës nga viti 2012 deri në 2014.

Siç pretendon ai, ka pasur një lidhje me Letizian para dhe pas dasmës mbretërore, ndërsa ka theksuar se ka mbajtur dëshmi të lidhjes (video, foto dhe sms), duke theksuar se ai dhe Letizia kanë qenë gjithmonë të dashuruar.

“Pabesia” e Letizia u zbulua nga eksperti mbretëror Jaime Penafiel në librin e tij duke cituar të dashurin e mbretëreshës.

Mediat spanjolle raportojnë se Mbretëresha dhe Philip nënshkruan letrat e divorcit gjatë një krize në martesën e tyre. Dokumentet quhen “Marrëveshjet Zarzuela” dhe siç raporton gazeta “El Nacional de Cataluña”, Letizia u detyrua t’i nënshkruante ato.

Sipas dokumenteve, dy vajzat e mbretëreshës, 16 dhe 18 vjeç, do të vazhdojnë të jetojnë në Zarzuela me Filipin, që do të thotë se Letizia do t’i japë mbretit kujdestarinë e vetme të vajzave.

Ekspertja e familjes mbretërore Pilar Eire tha për një kanal katalanas se dasma mbretërore mbetet e vlefshme vetëm për opinionin publik, duke shtuar se çifti po kalon krizën e tyre më të keqe që nga viti 2013, kur ata shtynë divorcin derisa fëmijët e tyre të rriteshin.

“Njerëz nga familja mbretërore më kanë thënë se Letizia është e shkatërruar dhe po kalon një kohë të vështirë. Unë nuk mendoj se martesa e tyre do të zgjasë më shumë se një vit,” tha Eyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco