VIDEO/ Gazetari ishte duke raportuar për motin e keq, një peshk e ‘sulmon’ në fytyrë, shihni pamjet virale

VIDEO/ Gazetari ishte duke raportuar për motin e keq, një peshk e ‘sulmon’ në fytyrë, shihni pamjet virale

08:02, 26/02/2024
A+ Aa A-

Një video që tregon një gazetar norvegjez që goditet nga një peshk teksa raportonte për motin e keq është bërë virale orët e fundit në internet.

Ngjarja ka ndodhur të premten e kaluar.

Gazetari po raportonte për motin në Kristiansund në sfondin e detit të furishëm, kur papritur një peshk kërcen nga hiçi dhe e godet në fytyrë, duke e bërë atë të pengohet dhe të bjerë në shkëmbinj.

Siç mund të dëgjohet në video, gazetari bërtet i tmerruar, ndërsa një dallgë e madhe për pak sa nuk e ka përfshirë.

Kameramani, i cili ka kapur momentin viral, me të kuptuar se gazetari është mirë, ka shpërthyer në të qeshura pasi nuk e besonte që një ngjarje e tillë e papritur do t’i ndodhte para tij.

@accuweather A reporter takes a fish to the face before being nearly swept away by a large wave during a storm in Norway. ??⁣ ⁣ #Norway #reporter #news #storm #funny #fish #ocean #Kristiansund #weather #surf ♬ original sound - AccuWeather

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco