Rastësi apo.../ Kryegjykatësi rus ndërron jetë pas takimit me Putinin

Rastësi apo.../ Kryegjykatësi rus ndërron jetë pas takimit me Putinin

19:24, 24/02/2024
A+ Aa A-

Vyacheslav Lebedev, i cili ishte kryetar i Gjykatës së Lartë të Rusisë që nga dhjetori 1991, vdiq në Moskë më 23 shkurt, raportoi media ruse e kontrolluar nga shteti Kommersant më 24 shkurt. Lebedev ishte 80 vjeç dhe vdiq pas një sëmundjeje të zgjatur. Vdekja e tij vjen, pasi zhvilloi një takim me presidentin Putin.

“Ai mori pjesë në punën e Gjykatës së Lartë deri në ditën e tij të fundit,” tha Kommersant, duke cituar një burim. Lebedev u përfshi në listën e sanksioneve të Ukrainës, për shkak të rolit të tij në udhëheqjen e Rusisë. Ai u takua me presidentin rus Vladimir Putin në Moskë më 6 shkurt për të diskutuar mbi punën e sistemit gjyqësor.

Lebedev ishte Kryetar i Gjykatës së Lartë të Republikës Socialiste Federative Sovjetike Ruse për dy vjet, para shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik. Gjyqësori i Rusisë ka qenë prej kohësh i kontrolluar nga Kremlini, me parlamentin e vendit që vulos një grumbull legjislacionesh shtypëse, ndërsa gjykatat japin dënime të motivuara politikisht.

Një grup për të drejtat e njeriut, Rusia ka mbi 1000 të burgosur politikë, ku disa prej tyre janë të burgosur për shkak se e kanë quajtur luftën e Rusisë kundër Ukrainës si një “luftë pa shkak” ose për pëlqimin dhe ndarjen e një mesazhi kundër luftës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco