Masakër në Meksikë, gjenden 7 trupa të bërë shoshë nga plumbat brenda një makine

Masakër në Meksikë, gjenden 7 trupa të bërë shoshë nga plumbat brenda një makine

18:13, 24/02/2024
A+ Aa A-

Shtatë trupa të pajetë, u gjetën brenda një makine të bërë shoshë nga plumbat në Meksikën lindore të premten.

Trupat e pesë burrave dhe dy grave u gjetën në një automjet në anë të një rruge në qytetin Aculzingo, në shtetin e Veracruz, që është një zonë e rrënuar nga konfliktet e bandave rivale.

Një nga viktimat ishte një i mitur, sipas mediave që citojnë një zyrtar të Gardës Kombëtare. Forca të forta të ushtrisë dhe policisë janë vendosur në zonë për kapjen e autorëve.

Pak ditë më parë një masakër e tillë u regjistrua edhe në qytetin Tuspan të të njëjtit shtet, Aty u gjetën dy automjete me trupa të prerë në copa. Në urën ku ishin braktisur makinat, autorët kishin lënë një mesazh kërcënues drejtuar një bande rivale.

Shteti i Veracruz, i njohur për vaniljen dhe kafenë e tij, është një nga rrugët kryesore që përdorin kartelet për të transportuar drogën në tregun amerikan.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco