Tri gra vriten me thikë në një bordello të Vjenës, kapet i dyshuari

Tri gra vriten me thikë në një bordello të Vjenës, kapet i dyshuari

17:46, 24/02/2024
A+ Aa A-

Një burrë është arrestuar pasi tri gra u vranë me thikë brenda një shtëpie publike në Vjenë të premten mbrëma.

Sipas mediave të huaja, një azilkërkues afgan 27-vjeçar është arrestuar nga policia pas sulmit në Asia Studio, në “lagjen e dritave të kuqe” të kryeqytetit austriak pranë lumit Danub.

Thuhet se ai kishte bredhur dhomë më dhomë për të kryer gjakderdhjen dhe tri viktimat u gjetën në pjesë të ndryshme të bordellos.

Policia lokale u thirr rreth orës 21:00 kur një kalimtar gjeti gjak jashtë shtëpisë publike dhe gjeti një grua të katërt brenda, e cila po merret në pyetje si dëshmitare.

Nuk dihet motivi i sulmuesit edhe pse policia e konfirmoi lajmin të shtunën.

Identiteti i tri viktimave nuk është bërë i ditur dhe trupat e tyre kishin “prerje dhe plagë me thikë”, tha zëdhënësi i policisë Philipp Hasslinger.

Një polic lokal tha: “Autori nuk është austriak. Fillimisht iu desh të trajtohej në spital sepse u vetëplagos gjatë kryerjes së krimit”.

“Ai më pas është dorëzuar në polici. Hetimet mbi sfondin e krimit janë duke vazhduar”. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco