Gjykatësi shpall vendimin për ish-kancelarin austriak: ‘Sebastian Kurz është fajtor’

Gjykatësi shpall vendimin për ish-kancelarin austriak: ‘Sebastian Kurz është fajtor’

09:47, 24/02/2024
A+ Aa A-

Sebastian Kurz u shpall fajtor për deklarata të rreme. Ai u dënua me 8 muaj burg me kusht. Gjykatësi Michael Radasztics shpalli vendimin të premten në mbrëmje pas seancave përfundimtare të dëshmitarëve. Vendimi nuk është ende ligjërisht i detyrueshëm.

Pas dymbëdhjetë ditësh diskutime, një gjykatë në Vjenë ka dhënë vendimin e saj për gjyqin e ish-kancelarit austriak Sebastian Kurz.

Kështu, siç raportojnë mediat e huaja, ai është dënuar për deklarata të rreme në një hetim parlamentar.

Kurz, dha dorëheqjen në vitin 2021 pas një hetimi të veçantë korrupsioni.

Prokurorët, në gjyqin i cili u hap në tetor, akuzuan 37-vjeçarin se kishte dhënë dëshmi të rreme në qershor 2020 gjatë një hetimi në lidhje me rolin e tij në krijimin e një kompanie të quajtur OeBAG.

Ai po merret gjithashtu në pyetje për dhënien e pretendimeve të rreme në të njëjtin hetim për emërimin e ish-të besuarit të tij të ngushtë Thomas Schmid në një pozicion drejtues.

Sipas Associated Press, një kopje private e aktakuzës përfshin mesazhe tekstuale inkriminuese në telefonin e Schmid.

Kurz i ka mohuar akuzat dhe ka pretenduar se rasti është ndikuar nga politika.

Sebastian Kurz erdhi në pushtet në moshën 31-vjeçare me një platformë kundër emigracionit si lider i Partisë Popullore.

Duke u bërë Kancelar në vitin 2017, ai bëri thirrje për zgjedhje të parakohshme pas dorëheqjes së zëvendëskancelarit të tij, i cili u kap në video që supozohet se i premtonte kontrata qeveritare një investitori të mundshëm rus.

Kurz u kthye në pushtet në një koalicion me të Gjelbërit në fillim të vitit 2020, por dha dorëheqjen përsëri në 2021 pasi u bë objektivi i një hetimi të dytë për ryshfet të dyshuar.

Kjo është hera e parë në 30 vjet që një ish-kancelar austriak del në gjyq.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco