Të paktën 10 persona kanë vdekur nga zjarri në kompleksin e banesave në Valencia

Të paktën 10 persona kanë vdekur nga zjarri në kompleksin e banesave në Valencia

08:23, 24/02/2024
A+ Aa A-

Katër nga ata që vdiqën ishin anëtarë të së njëjtës familje: nëna, babai, një vajzë trevjeçare dhe një foshnjë, raportoi El Pais.

Të paktën dhjetë persona tashmë dihet se kanë vdekur dhe 14 të tjerë janë plagosur, pas një zjarri në një kompleks apartamentesh në Valencia të enjten.

"Lajmi më i keq është konfirmuar. Inspektimi i parë nga policia shkencore ka gjetur 10 trupa brenda ndërtesës," shkroi në Tëitter të premten pasdite, Pilar Bernabé, një zyrtar i qytetit.

Pesë persona mbeten në spital - katër prej tyre zjarrfikës. Gjendja e tyre cilësohet si e qëndrueshme.

Erërat e forta dhe veshjet e ndërtesës janë fajësuar për flakët, megjithëse autoritetet kanë refuzuar t'u përgjigjen pyetjeve për shkakun e zjarrit.

Katër nga të vdekurit raportohet se janë një çift i ri me dy fëmijë dhe dy të moshuar.

Zyrtarët thonë se askush tjetër nuk mungon.

Policia ka nisur të ekzaminojë ambientet e brendshme të dy kullave të banimit që u shkatërruan nga zjarri, teksa shtohen pikëpyetjet se si u përhap flakët në pak minuta.

Kryeministri Pedro Sánchez vizitoi vendin e ngjarjes, duke premtuar mbështetje për të prekurit dhe duke shprehur mirënjohje për zjarrfikësit dhe personelin ushtarak që punuan për shuarjen e flakëve.

Qeveria rajonale e Valencias shpalli tre ditë zie dhe njoftoi ndihmë financiare për të mbuluar akomodimin, veshjen dhe ushqimin.

Banorët u vendosën gjatë natës në hotele ose në shtëpitë e të afërmve dhe fqinjëve, thanë autoritetet.

Image

Image

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco