Qeveria ruse ultimatum nënës së Navalny-t: Ose ceremoni private, ose e varrosim vetë

Qeveria ruse ultimatum nënës së Navalny-t: Ose ceremoni private, ose e varrosim vetë

18:30, 23/02/2024
A+ Aa A-

Hetuesit rusë i kanë dhënë një ultimatum nënës së Alexei Navalny-t për mënyrën sesi do të zhvillohet funerali.

Familja e tij bëri të ditur të premten se Lyudmila Navalnaya-s i është kërkuar që të zgjedhë brenda tre orësh nëse do të ketë ceremoni mortore private për të birin ose në të kundërt, Navalny do të varroset në burgun ku ndërroi jetë.

Një ditë më parë, Navalnaya i akuzoi hetuesit se po e shantazhonin rreth mënyrës sesi do të përcillej i biri, lideri i opozitës ruse i cili ndërroi jetë në një burg të vendosur në Arktik.

‘Thjesht kthejini Lyudmila-s, të birin, pa kushte,’ bëri thirrje Dmitry Muratov, një gazetar fitues i Çmimit Nobel, në një video të publikuar në mediat sociale të premten.

Mbi 25 regjisorë filmash, artistë, yje të baletit, fitues të Nobelit dhe kundërshtarë të presidentit Putin kanë bërë thirrje deri më tani që trupi i opozitarit të ndjerë rus t’i kthehet familjes.

Sipas raportimeve, Navalnaya e ka refuzuar ultimatumin. Ajo u ka bërë thirrje autoriteteve ruse që të respektojnë ligjin. /A2

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco