Biden takohet me gruan dhe vajzën e Navalnyt, paralajmëron sanksione të ashpra kundër Rusisë

Biden takohet me gruan dhe vajzën e Navalnyt, paralajmëron sanksione të ashpra kundër Rusisë

23:00, 22/02/2024
A+ Aa A-

Joe Biden u takua me të venë dhe vajzën e Alexei Navalnyt sot në San Francisco, SHBA.

Presidenti amerikan u takua me Yulia dhe Dasha Navalnaya “për t’i shprehur ngushëllimet e përzemërta për humbjen e tyre të tmerrshme pas vdekjes së Alexei Navalnyt në një burg rus”, thuhet në një deklaratë.

“Ai pohoi se nesër administrata amerikane do të sjell sanksione të reja të fuqishme kundër Rusisë në përgjigje të vdekjes së Alexeit, represionit dhe agresionit të Rusisë dhe luftës brutale dhe të paligjshme në Ukrainë”, shkruan ndër të tjera.

Ndërkohë, nëna e Alexei Navalnyt, Lyudmila ka arritur ta shoh trupin e pajetë të djalit të saj, i cili ndërroi jetë në një burg rus të sigurisë së lartë në Arktik.

Ajo akuzoi hetuesit rusë se po e shantazonin duke i thënë se djalin ta varroste në mënyrë private, gjegjësisht pa prezencën e mediave.

Ndryshe, Navalny ishte kritiku më i madh i presidentit aktual rus, Vladimir Putin. 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco