Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë?

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë?

09:10, 22/02/2024
A+ Aa A-

Influencuesja merr dënimin maksimal për torturat ndaj fëmijëve

Image

 42-vjeçarja Ruby Franke, e njohur si influencuese falë kanalit të saj në YouTube ku dokumentonte përkujdesin ndaj fëmijëve dhe prindërimin, mori dënimin maksimal, duke u akuzuar për abuzim ndaj fëmijëve të saj.

 
Ruby i linte fëmijët pa ngrënë dhe i keqtrajtonte, së bashku me Jodi Hildebrandt, me të cilën kishte pasur më parë një sipërmarrje. Edhe Jodi, 54 vjeç mori të njëjtin dënim. Gratë u akuzuan për 4 dënime, nga 15 vjet secili. Dënimet do të kryhen në mënyrë të njëpasnjëshme dhe sipas ligjit në Utah, janë maksimale. Ndërkohë, Ruby dhe Jodi kanë nga 1 muaj kohë për të apeluar vendimin.

BE aprovon paketën e re me sanksionime kundër Rusisë

Image

Bashkimi Europian ka rënë dakord për paketën e re të sanksioneve kundrejt Rusisë, e cila shënon edhe paketën e 13 të masave të marra ndaj shtetit që pushtoi në shkallë të plotë Ukrainën, thuajse dy vite më parë. Sipas zëdhënësve në Belgjikë, kjo është një prej paketave më të gjera të miratuar nga BE.
 
Paketa e re pritet të shtojë edhe rreth 200 entitete dhe individë të tjerë në listën e sanksioneve, të cilat përfshijnë kufizime që kanë si qëllim bllokimin e blerjeve të pjesëve të dronëve të luftës. Gjithashtu, në paketë përfshihen edhe disa kompani ruse.

Presidenti i Bjellorusisë thotë se mund të ketë një Luftë të Tretë Botërore

Image

Alexander Lukashenko, presidenti i Bjellorusisë, u shpreh se ekzistojnë shqetësime për fillimin e Luftës së Tretë Botërore dhe se ato duhen marrë seriozisht, duke qenë se forcat ushtarake janë kthyer në prioritetin e shteteve të fuqishme.
 
“Forca ushtarake është bërë përsëri argumenti kryesor i paraqitur nga qendrat vendimmarrëse globale, sikur të mos ketë pasur kurrë miliona humbje njerëzish nga Lufta e Parë dhe e Dytë Botërore”,
tha ai, duke shtuar se ka arsye të qëndrueshme për shqetësime të tilla.

Sulmet izraelite në Gaza: Vriten 67 palestinezë brenda një nate

Image

67 palestinezë kanë mbetur viktima të sulmeve izraelite gjatë natës, në rripin e Gazës. Dronet izraelite nuk kanë kursyer as zonat ku banorët e Gazës po strehoheshin. Spitali “al-Aqsa” konfirmoi se ka pranuar 44 trupa të pajetë pas sulmeve të vazhdueshme që po zhvillohen në qendër të Gazës.
 
Ndërkohë, organizata “Mjekët pa Kufij”, u shpreh se dy njerëz u vranë kur një strehë u bë shënjestra e sulmeve izraelite. Forcat e Izraelit, edhe pse u bënë thirrje palestinezëve të strehoheshin në këtë vend, sërish e sulmuan atë. Shtete të ndryshme në botë po bëjnë thirrje për armëpushimin në Gaza, por sërish, presidenti izraelit, Benjamin Netanyahu, vijon të japë urdhra për të tjera sulme.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco