'E lanë në -27 gradë', aktivisti rus tregon si mund të jetë vrarë Navalny

'E lanë në -27 gradë', aktivisti rus tregon si mund të jetë vrarë Navalny

09:06, 22/02/2024
A+ Aa A-

Vdekja e opozitarit rus Alexei Navalny mbetet ende mister. Autoritetet ruse nuk e kanë dorëzuar trupin e pajetë të familjarët si dhe nuk kanë pranuar një hetim të hapur ndërkombëtar.

Lideri i opozitës ruse, Alexei Navalny mund të jetë vrarë nga një grusht në zemër, një teknikë e përdorur dikur nga agjentët sekretë në kohën e Bashkimit Sovjektik. Autoritetet e burgut thanë në fillim se shkak ishte bërë një trompozë që Navalny kishte pësuar, pasi ishte ndjerë keq teksa po shëtiste brenda burgut.

Më pas, disa kanale në “Telegram” ngritën dyshimet se një ditë para vdekjes së Navalnyt, në koloninë penale ku ai mbahej në Siberi, kishte patur prezencë të shtuar të agjentëve rusë. Por aktivisti rus i të drejtave të njeriut, Vladimir Osechkin, ka rrëfyer një version tepër të frikshëm për rrethanat se si mund të ketë vdekur Navalny.

Ai thotë se nga burimet (të paidentifikuara nga punonjës brenda burgut), ka mësuar se Navalny është lënë për 2 orë e gjysmë jashtë qelisë së tij, në temperatura deri në -27°C. Kjo sipas tij është bërë që t’i ngadalësojnë dhe t’i dobësojnë rrahjet e zemrës. Më pas ai është vrarë me metodën klasike që përdorte KGB-ja “një grusht”, duke i dhënë një goditje fatale me grusht në zemër.

Ai më tej argumenton se kjo është arsyeja që trupi i Navalny mund të zhduket përgjithmonë, pasi ka shenja të nxirjes rreth zemrës. Ish të burgosurit që kanë vuajtur më parë dënime në rajonin e Arktikut kishin raportuar më parë të tjerë të burgosur që ishin vrarë nga rojet në këtë mënyrë, tha Osechkin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco