Kush e vrau pilotin dezertor rus? BBC: Jetonte me identitet fals në Spanjë

Kush e vrau pilotin dezertor rus? BBC: Jetonte me identitet fals në Spanjë

13:22, 20/02/2024
A+ Aa A-

Një pilot helikopteri nga Rusia, i cili dezertoi në Ukrainë vitin e kaluar, u gjet i vrarë në Spanjë.

BBC raporton se Maxim Kuzminov u arratis me helikopter dhe u vetëdorëzua te autoritetet ukrainase gushtin e kaluar.

Por ngjarja mbetet e mbuluar me mister. Autoritetet spanjolle akoma nuk kanë konfirmuar zyrtarisht identitetin e tij, kurse BBC raporton se ai jetonte me një identitet tjetër në Spanjë.

Inteligjenca ukrainase tha se ka konfirmuar se viktima është Kuzminov. Ata thanë se ai kishte vendosur të zhvendosej në Spanjë dhe të jetonte atje. “Ajo që dimë është se ai kishte ftuar edhe ish-bashkëshorten e tij t’i bashkohej atij në Alicante, ku edhe u gjet i vrarë,” tha një zëdhënës i inteligjencës ukrainase.

Një makinë e djegur, e cila mendohet se është përdorur për vrasjen e tij, u gjet jo shumë larg vendit të krimit.

Autoritetet ruse nuk kanë reaguar për ngjarjen, edhe pse drejtori i shërbimit sekret rus, FSB, Sergei Naryshkin tha: “Ai tradhtar dhe kriminel ishte një kufomë morale”.

Më 9 gusht të vitit që shkoi, Kuzminov fluturoi me helikopterin e tij Mi-8 drejt kufirit lindor të Ukrainës. Dy persona që ishin në bord, të cilët nuk kishin dijeni për planin e Kuzminov, u vranë kur nisën të vrapojnë drejt kufirit sapo helikopteri u ul. Kuzminov u qëllua në këmbë dhe fajësoi forcat ruse për vrasjet.

Gjatë një konference për shtyp, ai tha se vendosi të dezertojë për shkak se kundërshtonte luftën në Ukrainë. Ai tha se Ukraina i kishte premtuar 500 mijë dollarë, dokumente të reja dhe mbrojtje për familjen e tij.

Autoritetet ukrainase thanë se i kishte ofruar mundësinë që të jetonte më i mbrojtur në Ukrainë, por ai zgjodhi t shkonte në Spanjë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco