Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e 11 para bashkisë së Tiranës kundër aferës 5D dhe të inceneratorëve

Postimi i fundit në Instagramin e Navalny - një mesazh për Shën Valentin, gruas së tij

Postimi i fundit në Instagramin e Navalny - një mesazh për Shën Valentin, gruas së tij

14:23, 16/02/2024
A+ Aa A-

Lideri i opozitës ruse, Alexei Navalny, i cili vdiq sot më 16 shkurt 2024 në një burg në Siberi të Rusisë, arriti të komunikonte me botën përmes avokatëve të tij, duke u dhënë atyre mesazhe, të cilat ekipi i tij do t'i postonte më pas në internet.

Postimi i fundit në Instagramin e tij erdhi vetëm dy ditë më parë, më 14 shkurt 2024. Ishte një mesazh për ditën e Shën Valentinit drejtuar gruas së tij, Yulia, me një foto të  tyre si çift.

“Mes nesh ka qytete dhe mijëra kilometra”, thuhet në postim. “Por e ndjej se je afër çdo sekondë dhe të dua gjithnjë e më shumë”.

Image

Rusi - Udhëheqësi i burgosur i opozitës ruse, Alexei Navalny ka vdekur, njoftoi të premten shërbimi i burgjeve të rajonit Yamalo-Nenets ku ai vuante dënimin.

Në një deklaratë të publikuar në faqen e tij të internetit, Shërbimi Federal i Ndëshkimit të Qarkut Autonom Yamalo-Nenets tha se Navalny "u ndje keq" pas një shëtitje të premten dhe "pothuajse menjëherë humbi vetëdijen", njofton Reuters. Burgu tha se personeli mjekësor ishte thirrur për ndihmë por se nuk kishin në gjendje ta ringjallnin Navalny, 47 vjeç, dhe se arsyeja e vdekjes po përcaktohej./ar.sh/SYRI.NET

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco