Lufta në Gaza/ Spanja dhe Irlanda bëjnë thirrje për 'rishikim urgjent' të marrëveshjes BE-Izrael

Lufta në Gaza/ Spanja dhe Irlanda bëjnë thirrje për 'rishikim urgjent' të marrëveshjes BE-Izrael

13:46, 14/02/2024
A+ Aa A-

Kryeministrat Pedro Sánchez dhe Leo Varadkar të Spanjës dhe Irlandës i kanë kërkuar Komisionit Evropian që të nisë "një rishikim urgjent" të marrëveshjes BE-Izrael në dritën e luftës në Gaza dhe përkeqësimit të krizës humanitare.

Në një letër të përbashkët drejtuar Ursula von der Leyen dhe dërguar të mërkurën në mëngjes, të dy udhëheqësit ngrenë shqetësime serioze për fushatën ushtarake të Izraelit dhe shkeljet e mundshme të të drejtave të njeriut dhe ligjit ndërkombëtar, duke theksuar rezolutën e fundit të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara dhe vendimin e Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, e cila gjeti se disa nga veprimet e Izraelit "mund të bien" brenda Konventës së Gjenocidit.

Mes 27 vendeve anëtare të bllokut, Spanja dhe Irlanda, së bashku me Belgjikën, konsiderohen si zërat më kritikë të qeverisë së Benjamin Netanyahut dhe kanë shpallur planet për të njohur shtetin e Palestinës.

“Sulmet e tmerrshme terroriste të kryera nga Hamasi dhe grupet e tjera të armatosura nuk justifikojnë dhe nuk mund të justifikojnë asnjë shkelje të (të drejtës humanitare ndërkombëtare) në përgjigjen ushtarake, me pasojat që rezultojnë për popullsinë civile të Gazës”, shkruajnë Sánchez dhe Varadkar.

"Ne kemi bërë të qartë se, për të parandaluar dëme të mëtejshme të pakthyeshme për popullin e Gazës, kërkohet urgjentisht një armëpushim i menjëhershëm humanitar."

Të dy liderët shprehën alarmin për lajmet se Izraeli mund të nisë së shpejti një operacion tokësor në Rafah, qyteti kufitar në jug të Gazës, ku janë strehuar më shumë se një milion civilë. Qeveria izraelite pretendon se Rafah është bastioni i fundit i Hamasit, të cilin është zotuar ta çmontojë si reagim ndaj sulmeve të 7 tetorit.

Kjo ofensivë, thonë ata, do të shkaktojë një "katastrofë humanitare edhe më të madhe".

Lufta ka vrarë tashmë më shumë se 28,000 palestinezë, duke përfshirë 12,000 fëmijë dhe 8,000 gra, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Gazës, e drejtuar nga Hamasi.

“Ne kërkojmë që Komisioni të bëjë një rishikim urgjent nëse Izraeli është në përputhje me detyrimet e tij, duke përfshirë Marrëveshjen e Asociimit BE - Izrael, e cila i bën respektimin e të drejtave të njeriut dhe parimet demokratike, një element thelbësor të marrëdhënies”, thonë Sanchez dhe Varadkar./ar.sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco