Del VIDEO/ Momenti kur Ukraina shkatërron anijen luftarake ruse

10:30, 14/02/2024
A+ Aa A-

BILD

Sërish një tjetër shpërthim...

Të mërkurën në mbrëmje u raportua se në jug të gadishullit të Krimesë (i pushtuar nga Rusia që nga viti 2014) ishte parë flakë dhe tym. Tani është e qartë: Ukraina ishte në gjendje të fundosë një tjetër luftanije ruse.

Media ukrainase ‘Ukrainska Pravda’ raportoi mëngjesin e sotëm, duke cituar një burim anonim të agjencisë së inteligjencës ushtarake HUR, se flota ruse e Detit të Zi ishte sulmuar me dronë.

Ushtria ukrainase ka konfirmuar në kanalin e saj në Instagram se anija luftarake ‘Caesar Kunikov’ është dëmtuar aq shumë, sa është fundosur.

Ukraina tani po fundos në mënyrë të rregullt anijet e flotës ruse të Detit të Zi. Vetëm në fillim të shkurtit, diktatorit rus iu desh të përballej me një siklet të madh: Ukraina fundosi një korvetë raketore, një anije që duhej të ruhej me rreptësi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco