Afrika e Jugut kërkon ndërhyrjen e Gjykatës së OKB për Rafah, operacionin e pengjeve dhe Gazën

Afrika e Jugut kërkon ndërhyrjen e Gjykatës së OKB për Rafah, operacionin e pengjeve dhe Gazën

10:26, 14/02/2024
A+ Aa A-

Të gjitha zhvillimet e fundit nga lufta e Hamasit në Izrael.

Afrika e Jugut i kërkon Gjykatës së OKB-së të marrë në konsideratë ofensivën e Izraelit në Rafah.

Qeveria e Afrikës së Jugut i ka kërkuar Gjykatës së OKB-së që ta konsiderojë ofensivën e Izraelit në Rafah një shkelje të urdhrit të saj të përkohshëm.

Muajin e kaluar, ky vend e nxori Izraelin përpara Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë lidhur me akuzat për gjenocid në Gaza.

Gjykata e OKB-së nuk e urdhëroi Izraelin të ndalonte menjëherë operacionet e tij në Gaza, siç kërkoi Afrika e Jugut, por dha një vendim paraprak duke lëshuar gjashtë urdhra, përfshirë këtu një që t;i kërkojë Izraelit të bëjë gjithçka që mundet për të parandaluar vdekjen e civilëve palestinezë dhe shkatërrimin e Gazës.

"Kërkesa urgjente" e paraqitur nga Afrika e Jugut i kërkon Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë që  të përcaktojë nëse synimet e Izraelit që të nisë një ofensivë tokësore në Rafah - ku 1.4 milionë palestinezë kanë ikur për t'i shpëtuar luftimeve - përfaqëson një "shkelje të mëtejshme të të drejtave të palestinezëve në Gazë.

Numri i të vdekurve nga operacioni i shpëtimit të pengjeve të Izraelit rritet

Numri i të vdekurve palestinezë nga operacioni i shpëtimit të pengjeve të Izraelit në Rafah të hënën shkoi në 74 të martën, sipas zyrtarëve në enklavën e rrethuar.

Një ditë më parë, zyrtarët kishin vlerësuar se 67 persona kishin vdekur në operacionin që shpëtoi dy pengje izraelitë të rrëmbyer nga militantët e Hamasit më 7 tetor.

Ata ishin Fernando Simon Marman, 60 vjeç dhe Louis Har, 70 vjeç. Të dy u gjetën në katin e dytë të një ndërtese në Rafah, tha zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes izraelite, kundëradmirali Daniel Hagari.

Njoftimi i fundit i Izraelit për sulmet e ardhshme në Rafah shkaktoi kritika të reja kundër pushtimit tokësor të Gazës.

Presidenti i SHBA Joe Biden i ka bërë thirrje kryeministrit të Izraelit Benjamin Netanyahu që të garantojë sigurinë e civilëve në zonë, mes paralajmërimeve të ashpra se palestinezët nuk kanë ku të shkojnë më.

Të martën, Ministrja e jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock priti homologun e tij palestinez Riyad al-Maliki në Berlin, një ditë përpara se ajo të nisej për udhëtimin e saj të pestë në Izrael që nga 7 tetori.

Baerbock bëri thirrje për krijimin e "korridoreve të sigurta" për civilët në Rafah.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco