SHBA/ Kongresi voton për shkarkimin e ministrit të parë që prej vitit 1876

SHBA/ Kongresi voton për shkarkimin e ministrit të parë që prej vitit 1876

10:11, 14/02/2024
A+ Aa A-

Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka shkarkuar Sekretarin e Sigurisë së Brendshme, Alejandro Mayorkas.

Kjo është hera e parë në 150 vite, që Kongresi shkarkon një anëtar të kabinetit.

Një ministër nuk është shkarkuar nga Kongresi që nga viti 1876.

Republikanët e akuzojnë zotin Mayorkas se nuk e ka trajtuar siç duhet krizën e emigrantëve në kufirin mes SHBA dhe Meksikës.

Për këtë arsye, dhoma e kryesuar nga republikanët, votoi për shkarkimin e tij me 214 vota pro dhe 213 kundër.

Çështja pritet të shkojë në Senatin e udhëhequr nga demokratët, ku me shumë të ngjarë do të dështojë.

Presidenti Biden e quajti votimin si një akt flagrant të partishmërisë antikushtetuese. Ai tha se ky ishte thjesht një marifet politik.

Kurse republikanët thanë se Mayorkas nuk e ka respektuar betimin e tij, duke dështuar të bëjë më shumë për të siguruar kufirin amerikan.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco