74-vjeçares i bie tulla në kokë teksa pastronte borën para shtëpisë, vdes rrugës për në spital

74-vjeçares i bie tulla në kokë teksa pastronte borën para shtëpisë, vdes rrugës për në spital

09:10, 14/02/2024
A+ Aa A-

Një 74-vjeçare ka humbur jetën tragjikisht në Nju Jork pasi u godit nga një tullë në kokë teksa po pastronte borën para hyrjes së shtëpisë së saj.

Një kamera sigurie ka regjistruar momentin e rënies së tullës dhe plagosjes me vdekje të 74-vjeçares, Dale Singer.

Sipas një fqinji të gruas, ajo jetonte në një apartament në pallat me bashkëshortin dhe vajzën e tyre.

Oficerët e policisë që mbërritën në vendngjarje e gjetën 74-vjeçaren pa ndjenja dhe një ambulancë e dërgoi në spital në gjendje kritike për jetën.

Për fat të keq gruaja nuk mundi të duronte plagëve të marra dhe humbi jetën, njoftojnë mediat e huaja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco