Mendonte se nuk kishte fëmijë, 62-vjeçari mëson se është 37 herë baba

Mendonte se nuk kishte fëmijë, 62-vjeçari mëson se është 37 herë baba

22:12, 12/02/2024
A+ Aa A-

Një burrë që mendonte se nuk kishte familje u habit kur mësoi se kishte 37 fëmijë.

Peter Ellenstein, 62 vjeç, ishte dhurues sperme në vitet 1980 dhe ‘90 ndërsa përpiqej të mblidhte para për të krijuar një kompani teatri në SHBA.

Pasi bëri depozitat në bankën lokale të spermës, Peter nuk mendoi më për të, derisa i erdhi një mesazh në Facebook në tetor 2017 nga një prej fëmijëve të tij biologjikë.

Peter, i cili jeton në Kaliforni, tha: “Ishte nga një grua e re e quajtur Rachel White dhe që nga momenti që e lexova, më ndryshoi jetën përgjithmonë. Thoshte se po më shkruante në rrethana të çuditshme, por ajo besonte se unë mund të isha babai i saj biologjik. Isha aq i tronditur sa më ra si rrufe, ia dërgova edhe një miku i cili as nuk mund ta besonte. I dërgova mesazh gruas sime asokohe dhe vëllezërve e motrave të cilët mendonin nëse mund të ishte mashtrim.”

Në fakt nuk ishte një mashtrim. Peter dhe Rachel u takuan po atë natë dhe biseduan deri në orët e para të mëngjesit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco