Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Pse po e fal SPAK Veliajn?

Musk mohon akuzat se forcat ruse po përdorin terminalet e Starlink

Musk mohon akuzat se forcat ruse po përdorin terminalet e Starlink

14:39, 12/02/2024
A+ Aa A-

Pretendimet se forcat ruse në territoret ukrainase po përdorin internetin satelitor të Starlink nga SpaceX, janë mohuar nga kompania dhe vetë pronari i saj, Elon Musk.

Starlink që nga fillimi i luftës Rusi-Ukrainë thuhet se ka qenë jetik për komunikimet në fushën e betejës së Kievit, gjë që u mohua nga vetë kompania.

Sipas Inteligjencës ukrainase të Mbrojtjes (GUR), këto terminale po përdoren nga njësitë si brigada 83 ruse e sulmit ajror, e cila kryesisht lufton në rajonin lindor të Ukrainës.

Terminalet Starlink supozohet të jenë “geofenced” në mënyrë që të mos funksionojnë në vende të paautorizuara.

Por, ka pasur diskutime që forcat ruse mund të jenë në gjendje “të mashtrojnë” për ta bërë terminalin të funksionojë në një zonë të bllokuar që duket si e lejuar.

Këto akuza janë mohuar nga pronari i SpaceX, Elon Musk i cili tha: “Për aq sa dimë, Starlink nuk është shitur drejtpërdrejt e as tërthorazi në Rusi”, shkruan The Guardian, përcjell Telegrafi.

“Një numër i lajmeve të rreme pretendojnë se SpaceX po shet terminale Starlink në Rusi. Kjo është kategorikisht e rreme”, tha Musk.

Gjithashtu, edhe Starlink në një deklaratë nuk pranoi se pajisjet e saj përdoren nga forcat ruse.

“Nëse SpaceX merr njohuri se një terminal Starlink po përdoret nga një palë e sanksionuar ose e paautorizuar, ne do të hetojmë pretendimet dhe do të marrim veprime për të çaktivizuar terminalin nëse kjo konfirmohet”, tha Starlink.

Kundërpërgjigja e Starlink dhe pronarit të saj erdhi pasi GUR pretendoi se ka publikuar përgjimet nga biseda e dy ushtarëve rus në lidhje me terminalet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco