Ndryshimet në krye të ushtrisë ukrainase/ BBC: Rusia do inkurajohet

Ndryshimet në krye të ushtrisë ukrainase/ BBC: Rusia do inkurajohet

20:30, 08/02/2024
A+ Aa A-

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky zëvendësoi sot komandantin e ushtrisë ukrainase, Valerii Zaluzhnyi. Vendin e tij do e marrë Oleksandr Syrskyi. Ky është ndryshimi më i rëndësishëm në ushtrinë ukrainase që prej nisjes së pushtimit rus dy vjet më parë

Nga Danny Aeberhard, BBC

Ky është ndoshta vendimi më i madh që presidenti Zelensky ka marrë që kur vendosi të qëndrojë në Kiev në fillim të pushtimit në shkallë të plotë të Rusisë.

Gati dy vjet më vonë, me Ukrainën që përballet me probleme të shumta, ai ka vendosur se është koha për një rinisje.

Gjenerali Valerii Zaluzhnyi, një njeri i kthyer në idhull për shumë ukrainas, po zëvendësohet nga komandanti i forcave tokësore, Oleksandr Syrskyi.

Duke iu drejtuar ukrainasve, Zelensky falënderoi ish-komandantin e tij të përgjithshëm. Ai pranoi se Rusia, siç tha ai, ‘fitoi dimrin’ dhe se një ndjenjë ngërçi në frontet e jugut dhe lindjes kishte ndikuar te emocionet e opinionit publik.

Zelensky dëshiron një drejtim të ri, duke theksuar ndër të tjera nevojën për liderë ushtarakë që kanë luftuar në front dhe një sistem efektiv të ushtarëve me rotacion. Ai është ende optimist për fitoren.

Por Rusia pa dyshim që do të inkurajohet nga ky ndryshim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco