Sulmet e SHBA mbi Irak e Siri/ Analiza e BBC: A rrezikohet përshkallëzimi?

Sulmet e SHBA mbi Irak e Siri/ Analiza e BBC: A rrezikohet përshkallëzimi?

10:49, 03/02/2024
A+ Aa A-

Shtetet e Bashkuara nisën sulmet ndaj 85 objektivave në Siri dhe Irak në përgjigje të sulmit me dron ditën e dielë, ku humbën jetën tre ushtarë amerikanë. Iraku ka paralajmëruar se këto sulme mund të kenë pasoja katastrofike për sigurinë dhe stabilitetin e Irakit dhe mbarë rajonit

Nga Lyse Doucet, BBC

Një gamë e madhe objektivash të goditura me forcë të madhe në Irak dhe Siri, por pa goditur direkt tokën iraniane- përgjigjja e Amerikës pr vrasjen e ushtarakëve të saj është kryesisht ajo që pritej.

Pentagoni thotë se tani do të vlerësojë ndikimin e asaj që e quajti fillimin e përgjigjes ‘me shumë nivele’. Sanksione të reja u vendosën gjithashtu ndaj Gardës Revolucionare të iranit dhe u ngritën akuza kundër 9 individëve për shitjen e naftës për të ndihmuar financimin e grupeve të mbështetura nga Irani si Hamasi dhe Hezbollahu.

Irani gjithashtu do të vlerësojë humbjet e tij dhe do të peshojë përgjigjen e tij. Bunkerët e përdorur nga forcat e saj elitare Quds dhe aleatët e tyre ishin në shënjestër të kësaj vale të parë sulmesh. Por këtë javë ata thuhet se i larguan njerëzit e tyre më të moshuar larg rrezikut.

SHBA-ja ia ka dërguar mesazhin e saj Iranit dhe aleatëve të tij se u kalua një vijë e kuqe. Të dyja palët kanë bërë gjithashtu të qartë se duan të shmangin një spirale edhe më të rrezikshme përshkallëzuese. Por rreziku i përllogaritjes së gabuar mbetet në një kohë kaq të ethshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco