Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

08:45, 03/02/2024
A+ Aa A-

Turqi/ 19-vjeçari vret taksistin: “Nuk mund t’u besosh të gjithëve”

Image

Një djalë 19 vjeç ka qëlluar me 3 plumba një taksist, i cili e çoi në destinacionin që djali kërkoi. Skena makabre u filmua nga kamera e taksisë, në pjesën e kroskotit të makinës.

Ngjarja ndodhi në Izmir, ku 19-vjeçari mori taksinë, shkoi në destinacion dhe pyeti taksistin se sa i detyrohej. Para se taksisti t’i kthente përgjigje, djali nxori pistoletën dhe e qëlloi me tre plumba. Më pas, doli nga makina, shkoi në sediljen e pasagjerit, i qëlloi me shpullë dhe i mori paratë. “Nuk mund t’u besosh të gjithëve” i tha djali, ndërsa i kontrollonte xhepat.

Taksisti fillimisht u mbijetoi plagëve, por më pas, ndërroi jetë në spital.

Ekzekutohet çifti kinez, pasi hodhi dy fëmijë nga kati i 15-të

Image

Një çift kinez është ekzekutuar për shkak se hodhën dy fëmijë nga kati i 15-të i një pallati në vitin 2020, duke shkaktuar vdekjen e fëmijëve 1 dhe 2 vjeç.

Babai i fëmijës, Zhang Bo dhe e dashura e tij, Ye Chengchen, hodhën dy fëmijët dhe u përpoqën ta bënin vdekjen të dukej aksidentale. Ata u ekzekutuan në qytetin e Chongqing dhe arsyeja pse e bënë një akt të tillë është sepse Ye mendonte se dy fëmijët ishin pengesë për raportin e tyre. Zhang ishte divorcuar nga e shoqja dhe mbante fëmijët e tyre, ndërsa Ye ishte e mendimit se fëmijët e vegjël ndikonin negativisht në bashkëjetesën e saj me Zhang Bo.

SHBA vendos sanksione ndaj kolonëve izraelitë në Bregun Perëndimor

Image

 

Ndërsa rastet e dhunës dhe të vrasjeve të palestinezëve në Bregun Perëndimor shtohen, Joe Biden, ka vendosur sanksione ndaj katër personave, të akuzuar për sulme ndaj palestinezëvë në Bregun Perëndimor, territor i pushtuar nga Izraeli, duke thënë se dhuna ka arritur në një gradë të patolerueshme.

Personat në fjalë kishin kryer akte dhune, kërcënime dhe kishin tentuar të merrnin me dhunë prona palestineze. Sanksionet kundrejt tyre përkojnë me sanksione financiare dhe regjim vizash.

Florida/ Avioni rrëzohet mbi banesë, raportohet për viktima

Image

Një avion është rrëzuar në një shtëpi në Clearwater, Florida. Avioni dëmtoi 3 shtëpi, ku njëra mori flakë dhe zjarri u shpërnda dhe te dy të tjerat.

Përplasja ndodhi rreth orës 19:00 me orën lokale dhe raportohet për disa viktima, si ata që ndodheshin në avion, edhe ata në banesë.

Ndërkohë, po hetohet se si ndodhi aksidenti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco