Arrestohet në Francë bosi italian i mafies, konsiderohej si një nga të arratisurit më të rrezikshëm në listën e Europol

Arrestohet në Francë bosi italian i mafies, konsiderohej si një nga të arratisurit më të rrezikshëm në listën e Europol

21:32, 02/02/2024
A+ Aa A-

Marco Raduano, i konsideruar si bosi i një klani të mafias në Itali është kapur në Francë. Fiks një vit më parë ai u arratis nga një burg i sigurisë së lartë në Sardenja. Raduano mundi të arratiset duke u zbritur nga muri i burgut me çarçafë të bërë nyje.

Ai konsiderohej si një nga 3 italianët e përfshirë në listën e të arratisurve më të rrezikshëm të pranishëm në faqen e Europolit, raportojnë mediat italiane. Interesante është edhe mënyra se si ai u vu në pranga. “Bosi i Viestes” u kap të enjten e 1 shkurtit kur ndodhej në një restorant elegant në Bastia të Korsikës me një vajzë.

Ai u kap nga karabinierët e ROS, e njëjta njësi që arrestoi Matteo Messina Denaro. Marco Raduano konsiderohet të jetë në krye të klanit me të njëjtin emër që menaxhon punët e paligjshme në Gargano në Vieste dhe është i lidhur me banda të tjera. Ai akuzohet për vrasje, trafik droge dhe zhvatje.

I njohur në qarqet e botës së krimit si “Pallone” apo “Woolrich”, 31 tetorin e kaluar ai u dënua me burgim të përjetshëm. Ai u shpall fajtor për vrasjet e Omar Trotta, në 27 korrik 2017 dhe Giuseppe Silvestri në 21 mars 2017, në Monte Sant’Angelo. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco