Nuk ndalet agresioni rus/ Sulme të ashpra afër Khersonit, vriten dy vullnetarë francezë, tre të plagosur

Nuk ndalet agresioni rus/ Sulme të ashpra afër Khersonit, vriten dy vullnetarë francezë, tre të plagosur

08:06, 02/02/2024
A+ Aa A-

Nuk ndalet agresioni rus në Ukrainë. Autoritetet ukrainase thonë se dy vullnetarë francezë u vranë dhe tre të huaj të tjerë u plagosën lehtë dje gjatë një sulmi rus në qytetin jugor Beryslav, afër Khersonit.

Lajmi u dha nga guvernatori rajonal Oleksandr Prokudin.

“Vullnetarët e huaj u vranë dhe u plagosën për shkak të një sulmi armik në Beryslav,” shkroi guvernatori Prokudin në Telegram. “Ushtria ruse vrau dy shtetas francezë dhe tre të huaj të tjerë u plagosën lehtë”, shtoi më tej ai, pa specifikuar funksionet e sakta të këtyre “vullnetarëve”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco