Lajmi i fundit

Serat me kanabis në Berat/ Policia operacion në Malësinë e Madhe, 6 të arrestuar

Japonia mirato ligjin që i jep të drejtë perandorit të heqë dorë nga titulli

Japonia mirato ligjin që i jep të drejtë perandorit të heqë dorë nga titulli

18:29, 19/05/2017
A+ Aa A-

Qeveria japoneze ka miratuar të premten projektligjiin me të cilin lejon perandorin Akihito të tërhiqet si perandor duke ia liruar vendin djalit të tij, princit të kurorës Naruhito, raporton Anadolu Agency.

Projektligji do të dërgohet në parlament për miratim përpara se të hyjë në fuqi, ndërsa abdikimi aktual pritet të hyjë në fuqi më 1 janar 2019.

Në një fjalim të rrallë televiziv drejtuar kombit gushtin e kaluar, perandori, i cili vuante nga probleme shëndetësore të kancerit të prostatës, tregoi se në moshën 83-vjeçare nuk ishte i sigurt se do të mund të vazhdonte të kryente detyrat e tij edhe për një kohë të gjatë.

Sipas Ligjit aktual të Familjes Perandorake, nuk ka asnjë dispozitë që lejon abdikimin e perandorit.

Ligji i ri, megjithatë, vlen vetëm për perandorin e tanishëm dhe nuk ka të bëjë me çështjen e perandorëve të ardhshëm. Qeveria konservatore e kryeministrit Shinzo Abe nuk është e gatshme që të hapë debat të gjerë për sistemin perandorak.

Kushtetuta përcakton perandorin si "simbol të shtetit dhe unitetit të popullit japonez". Detyrat e tij, pak të vështira për një burrë në këtë moshë, janë me ligj shumë të kufizuara.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco