Rekordet Guinness pezullojnë certifikatën e qenit më të vjetër në botë

Rekordet Guinness pezullojnë certifikatën e qenit më të vjetër në botë

09:53, 18/01/2024
A+ Aa A-

Një qen portugez i quajtur Bobi bëri bujë vitin e kaluar kur u kurorëzua si “qeni më i vjetër në botë” nga Rekordet Botërore Guinness duke mposhtur një rekord të mëparshëm që qëndroi për një shekull.

Bobi vdiq në tetor në moshën zyrtare 31 vjeç e 165 ditë. Por tashmë titulli i tij është vënë në dyshim, pasi disa veterinerë vunë në dyshim provat e moshës së Bobit. Guinness e ka pezulluar titullin dhe ka nisur një hetim. Bobi ishte një race e pastër Rafeiro do Alentejo, një racë që ka një jetëgjatësi mesatare prej 12 deri në 14 vjet.

Vjetërsia e tij e madhe u vërtetua nga baza e të dhënave e qeverisë portugeze për kafshët shtëpiake, e cila menaxhohet nga Unioni Kombëtar i Veterinarëve. Por teksa përhapej lajmi për kurorëzimin e tij, me shpejtësi u shtuan edhe dyshimet.

Një hetim nga revista Wired zbuloi se Bobi ishte regjistruar në bazën e të dhënave të kafshëve shtëpiake të Portugalisë si i lindur në vitin 1992, por nuk kishte “asnjë regjistrim ose të dhënë që mund të konfirmonin ose mohonin këtë deklaratë”.

Kishte gjithashtu dyshime mbi fotot e vjetra të kafshës shtëpiake që tregonin shenja të ndryshme në gëzofin e tij. Disa sugjeronin se bëhej fjalë për qen krejtësisht të ndryshëm. Mes ekspertëve pati një skepticizëm në rritje.

Danny Chambers, një anëtar i Kolegjit Mbretëror të Kirurgëve Veterinarë, tha për The Guardian: “Asnjë nga kolegët e mi veterinerë nuk beson se Bobi ishte në të vërtetë 31 vjeç.” Tashmë Rekordet Botërore Guinness kanë nisur një hetim zyrtar.

“Teksa hetimi ynë është në vazhdim, ne kemi vendosur të ndalojmë përkohësisht aplikimet për të dy titujt e rekordeve për qenin më të vjetër që jeton dhe (qenin më të vjetër) ndonjëherë derisa të gjitha gjetjet tona të jenë zyrtarizuar” – tha një zëdhënës për agjencinë e lajmeve AFP.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco