Pse kjo mace u dëmshpërblye nga gjykata

Pse kjo mace u dëmshpërblye nga gjykata

09:06, 18/01/2024
A+ Aa A-

Lanna, një mace rreth një vjeç, u gjet e ngordhur në një kosh plehrash në qytetin francez Lille në korrik 2023.

Gjykata penale në Francë dha dëmshpërblim për macen, vendim që merret për herë të parë në Francë.

Pronari i maces pranoi se e kishte rrahur me grushte dhe dërrasa pasi macja gërvishti fëmijën e tij autik. Çështja u gjykua nga Gjykata Penale e Lille të enjten e kaluar për "veprime mizore ndaj një kafshe".

Pronari i Lanna-s u dënua me tetë muaj burg dhe u ndalua të mbante një kafshë shtëpiake.

Gjykata gjithashtu caktoi 100 euro dëmshpërblim për macen, i pari në historinë ligjore të Francës. Shuma e vogël, por simbolike do t'i jepet Lidhjes për Mbrojtjen e Kafshëve (LPA).

Graziella Dode, një avokate që përfaqësonte LPA, shprehu kënaqësinë për rezultatin. “Për herë të parë në Francë, dëmtimi i kafshës është njohur dhe kompensuar në mënyrë simbolike,” tha ajo.

Ajo e cilësoi vendimin si "një hap më shumë drejt evolucionit të të drejtave të kafshëve".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco